U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë

U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë

Anastas Janullatus

Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë ka sqaruar ditën e sotme se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatus është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin "Ungjillëzimi” Athinë, ku u dërgua dje (3 janar 2024).

“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.

Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialist:,- thuhet në njoftim.

Mediat greke raportojnë se kryepeshkopi është vizituar këtë të shtunë nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis. 

Gjithashtu, në spitalin ku është shtruar Kryepeshkopi Anastas ka shkuar për vizitë edhe Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos II.

Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal, por më dje Kryepeshkopi i Shqipërisë u dërgua për kurim në spitalin "Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij nga kryeqyteti shqiptar në Athinë.

Transportimi i tij në Athinë u bë me një avion C-27J të Forcave Ajrore Greke me ndihmën e një ekipi të posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi). 

Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.

Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës.

Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”,  (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës vizitojnë në spital Kryepeshkopin Anastas

1736017024_20241230169.jpg

Giorgos Gerapetritis

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka vizituar këtë të shtunë Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në spitalin "Ungjillëzimi" në Athinë. 

Lajmi është bërë i ditur nga media greke EPT Neës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gerapetritis është takuar me Episkopin ndihmës të Kryepeshkopit, Anastas Mamaj. 

Ministri grek ka shprehur gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë për përmirësimin e shëndetit të kryepeshkopit. 

Gjithashtu, në spitalin ku është shtruar Kryepeshkopi Anastas ka shkuar për vizitë edhe Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos II.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ella re jorgo: 05/01/2025 10:27

    Mundet të thuhet që nuk ka lidhje me Greqinë por nuk është e vërtet! Fatkeqësisht për ne që kur u vendos në krye nuk ka marrë asnjë vendim pro interesave të shqiptarëve, greku dhe kisha ortodokse greke janë shumë të lidhur me politikën e jashtme greke, me Megalo Idhea-n. Ata që nuk kuptojnë se greku nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do ketë kurrë qellime dashamirëse ndaj shqiptarëve thjeshtë janë të shitur, tradhëtar.

    Përgjigju
  • Jani: 05/01/2025 09:37

    Antishqiptar. Ptu

    Përgjigju
  • goni: 05/01/2025 05:25

    Mbajeni atje,,,,,,eshte goxha i madh,,,mund te vdese duke udhetuar....

    Përgjigju
  • Likja: 04/01/2025 23:44

    Kush grek i rradhës do e zëvendësoj?

    Përgjigju
  • Alb: 04/01/2025 22:58

    Ky i sherben greqis e jo shqipnis

    Përgjigju
  • Gjoni nga Puka.: 04/01/2025 19:41

    Po ky fortlumturija i tij, ja ka bere sherbimin te shkoje kek i lumi Zot, pse shkon te doktori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!

Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!