ATHINË – Pjesa më e madhe e grekëve dëshirojnë një marrëveshje me kreditorët



ATHINË, 26 prill /ATSH-AFP/ - Më shumë se shtatë në 10 grekë dëshirojnë një marrëveshje me kreditorët BE dhe FMN duke menduar se ekziston rreziku për dalje nga zona euro për shkak të ngadalësimit të negociatave, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Pyetjes se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin, 71, 9 për qind e të pyeturve u përgjigjën "një marrëveshje me kreditorët" kundër 23,2 për qind që dëshirojnë një shkëputje me Evropën dhe 4,9 për qind nuk u prononcuan, sipas këtij sondazhi të publikuar në të përjavshmen greke "To Vima".
Grekët janë tradicionalisht shumë mbështetës të euros pavarësisht kundërshtimit të tyre ndaj politikës shtrënguese, gjë që është konfirmuar sërish nga ky sondazh.
72,9 për qind shprehen pro euros kundër 20,3 për qind që dëshirojnë një rikthim të dhramisë, ish-monedhës kombëtare.
Për 68,8 për qind të të pyeturve, vendi rrezikon të dalë nga euro kundër 24,1 për qind që mendojnë se nuk ekziston ky rrezik, pas sondazhit të zhvilluar më 21-22 prill me marrjen në pyetje të 1 007 personave në mbarë vendin nga shoqëria "Kapa Research".
Negociatat mes Athinës dhe kreditorëve për vazhdimin e dhënies së kredive për vendin ndodhen në vështirësi ndërkohë që vendi po përballet me vështirësi ekonomike./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh