Atmosfera e Bienales te Reja,flasin
kuratorja Sossai e poeti Muelle

Atmosfera e Bienales te Reja,flasin<br />kuratorja Sossai e poeti Muelle
Gjallëri, vitalitet dhe lëvizje, ku të gjithë artistët pjesëmarrës janë të zënë me punët e artit dhe përpiqen t’i përfundojnë ato për një komunikim më të mirë me publikun
 
Kjo është atmosfera e edicionit të 18-të Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut që vjen për herë të parë në Shqipëri me plot 230 autorë e kuratorë.
 
Bienalja që ka startuar në Shqipëri në datën 4 maj dhe do të vijojë deri në datën 9 maj, në Ditën e Europës vjen me mesazhe rreth temës së Bashkimit Europian.
 
Poeti gjerman, Oliver Mueller, poezitë e të cilit performohen në projektin “Reja” të Fujimotos në Galerinë Kombëtare të Arteve vjen për herë parë ne Shqipëri, dhe e pëlqen shumë vendin tonë
 
“Është hera e parë që unë vij në Shqipëri. Jam shumë i gëzuar. Kam tre ditë në Tiranë dhe e pëlqej shumë, sepse ka shumë të rinj në rrugë, ka shumë gëzim dhe gjallëri. Edhe ushqimi është vërtetë i mirë. Unë e pëlqej shumë kuzhinën mesdhetare. Në Gjermani hahet kryesisht mish dhe salca, ndërsa këtu ka shumë-shumë variacione ushqimi”, tha Oliver Mueller.
 
I pyetur nëse e njihte letërsinë shqipe apo historinë e saj, Mueller thotë se njeh vetëm historinë e diktaturës.
 
“Unë nuk e njoh poezinë dhe letërsinë shqipe, por di historinë e diktatorit Enver Hoxha. Mendoj se Shqipëria dhe Gjermania që kanë pasur histori diktaturash sot janë gati të shikojnë drejt së ardhmes. Unë e pëlqej Shqipërinë dhe Ballkanin dhe mendoj se ju keni shumë perspektivë të mirë për të bashkëjetuar me ne në Europë”,
u shpreh ai.

[gallery]22136[/gallery]
 
Maria Rosa Sossai, kuratore e projektit “Radio Anarti” që është pjesë e performancave tek “Reja”, shprehet se ideja që të sjellë imazhin e Radio-Tiranës së vjetër ishte e Jonida Priftit.
 
Sossei i quan interesante temat e këtij projekti, sepse është bukur kur të gjithë kanë një histori për të treguar dhe recitojnë vargje poetike apo këndojnë këngë të harruara nga koha e diktaturës.
 
 “Poezia është medium universal dhe vjen në harmoni me artet bashkëkohore. Edhe pse shumë njerëz në botë sot mendojnë se nuk është koha për poezi, ka poetë e shkrimtarë me vlera, ndaj është shumë e rëndësishme të përcjellësh poezitë e tyre. Dhe këto poezi përcillen nga kjo radio që është një performancë e ideuar nga Jonida Prifti. Bienalja këtë qëllim ka, të shpërndajë eksperiencat dhe këto eksperienca vijnë në Tiranë. Dhe mua më pëlqen shumë Tirana, sepse ka shumë të rinj dhe ka shumë energji”, tha Sossei. 
 
Ekspozitat e bienales shtrihen edhe në katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve. Një ndjenjë mëkati të mbërthen kur e ke të pamundur të ndjekësh performancat e 230 artistëve, dhe shumica prej tyre kanë sjellë në BJCEM më shumë se një vepër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar