Tiranë, 29 Shtator / ATSH /- Një atmosfere festive përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ka krijuar sot Parada e Ansambleve Folklorike, të cilët kanë përshkruar një itenerar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit deri tek Kolonada përballë stadiumit "Qemal Stafa".
Të paraprirë nga Banda Frymore e Ushtrisë, 9 ansamble nga Maqedonia, Kosova, Berati, Vlora, Fieri, Korça, Shkodra, Lezha si dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Poulore, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kanë prezantuar gjatë parakalimit të tyre, vlerat dhe traditat e vëndeve që ata përfaqësonin nëpërmjet kostumeve popullore, valleve dhe instrumentaleve të performuara, si dhe nëpërmjet instrumentave muzikore, duke tërhequr vëmëndjen e mjaft kalimtarëve, të cilët nuk kanë hezituar të shikonin e dëgjonin performancen e tyre, apo dhe të fotografonin këtë aktivitet lëvizës.
Me qëllim vemëndjen ndaj këtyre vlerave materiale e jomateriale si pjesë e trashëgimisë shpirtërore e kulturore, ansamblet kane ndaluar më pas në Kolonadën përballë stadiumit "Qemal Stafa", ku kane dhene edhe një koncert.
/k.m//a.ke/
/Shqiptarja.com