Lamine Yamal ka zbuluar bisedën që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës. Duke folur për mediat spanjolle, Yamal zbuloi fjalët që i tha Messi.
“Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, tha ai.
Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë:
“Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë”, rrëfeu Yamal
Yamal shtoi se realizimi i këtij momenti është ende i pabesueshëm për të.
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur”, shtoi ai.
Spanja u shpall kampione e botës pasi triumfoi 1-0 në finalen e madhe ndaj Argjentinës të dielën duke siguruar trofeun e dytë të Botërorit.
Komente









