EKSKLUZIVE/ Aty ku heronjtë e heshtur luftojnë COVID-19, Report Tv brenda spitalit ku kureshtja na ka mbërthyer të gjithëve

Spitali "Shefqet Ndroqi" i cilësuar dhe COVID 2 ka rezervuar gjithmonë kureshtje jo vetëm për qytetarët por dhe vetë gazetarët të cilët prej 2 muajsh raportojnë nga terreni apo jashtë tij. Për herë të parë kamera e Report TV ka qenë brenda këtij spitali duke treguar situatën brenda saj, si trajtohen pacientë dhe se si duhet të mbrohet stafi mjekësor i maskuar nga koka tek këmbët për të shmangur infektimi nga koronavirus.

Gazetarja e Report TV, Doris Sallaku, e veshur me veshjet speciale dhe maskat mbrojtëse ndaj COVID-19 raportoi nga reanimacioni i këtij spitali ku ndodhej e shtruar vetëm një paciente 85-vjeçare nga qyteti i Shkodërs. Ajo ndodhet në terapi intensive pasi vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, por nuk është e intubuar. Në repartin e reanimacionit ndodhen gjithsej 8 shtretër dhe 7 respirator për të ndihmuar personat me probleme në frymëmarrje, por që aktualisht asnjëra nuk përdoret, pasi pacientët e infektuar nuk e kanë të nevojshme. Edhe pse në reanimacion ndodhet vetëm 1 paciente, një mjek dhe dy infermierë janë gjatë gjithë kohës aty për të monitoruar situatën.

Spitali COVID 2 është ndarë në disa reparte ku një është repart i cilësuar i gjelbër, që ndodhen në 7 pacientë, të cilët kanë kaluar covid-19, por që kanë ende probleme me shëndetin si pasojë e infeksionit dhe aty ndodhet dhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili është shëruar por ka ende probleme me mushkëritë.

Më pas është reparti me persona të infektuar, por që nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në atë pavion ndodhen 4 persona të shtruar në gjendje të qëndrueshme dhe në fund reanimacioni nga gazetarja Doris Sallaku raportoi live në Report TV se ndodhet e shtruar vetëm një paciente në terapi intensive.

Nga komunikimi me mjekët dhe pacientët, ajo që vihet re është përkujdesi i madh i bluzave të bardha por dhe mirënjohja e pacientëve, ku gjithçka shohin prej kohësh janë sytë e mjekëve pas maskave në fytyrë dhe gjithçka ndjenjë janë shtrëngimi i duarve me to për t'u dhënë shpresë se do ia dalin.

Rreziku në spital ndihet ku protokollet e veshjeve dhe rregullave janë tepër strikte, ndërsa disa mjekët shprehen se prej dy muajsh nuk janë takuar me familjarët e tyre për t'i mbrojtur dhe disa kanë zgjedhur të flenë në hotel.

Gazetarja Doris Sallaku brenda spitalit COVID 2


Lajmi kryesor:

Reportazh- Report Tv brenda spitalit COVID/2! Mjekët rrëfejnë 'bashkëjetesën' me koronavirusin! Sanitarja: Në 32 vite punë kjo është sëmundja më e vështirë


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën