Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier, ku mbetën të lënduar tre persona.
Në aksident u përfshinë një “Audi”, që drejtohej nga Rrapi Mile, dhe një kamionçinë “Nissan”, me drejtues Alban Hebeja. Si pasojë e goditjes, u lëndua drejtuesi i kamionçinës bashkë me dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.
Të tre u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për të sqaruar si ndodhi aksidenti.
Lajmi në përditësim
Komente










