Audio-përgjimi/ Prokuroria sekuestron kamerat e lokaleve në Vlorë, por nuk i gjen 'Babalen' dhe Olldashin
Grupi hetimor do të verifikojë edhe disa kamera sigurie të disa lokaleve në Vlorë, ku gazetari Olldashi dhe Veliu pretendojnë se kanë qëndruar.
Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në qytetin e Vlorës lidhur me çështjen “Xhafaj”.
Në qytetin bregdetar, sipas audiopërgjimit, janë bërë bisedat e pretenduara mes Albert Veliut e Agron Xhafajt.
Gjithashtu po në Vlorë, gazetari dhe Veliu kanë takuar disa persona, të cilëve u kanë kërkuar të blejnë kanabis.
Në bazë të këtyre të dhënave, dy oficerë të Krimeve kanë qenë në Vlorë, në përpjekje për të identifikuar personat e përmendur në audio-përgjim dhe dëshmi, me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi deponimet e tyre konsiderohen të rëndësishme për hetimin.
Grupi hetimor ka verifikuar edhe pamjet e disa kamerave sigurie të disa lokaleve në Vlorë, ku gazetari Olldashi dhe Veliu pretendojnë se kanë qëndruar, por nga burime mësohet se në këto pamje nuk figuron asnjëri prej tyre.
Mes tyre është edhe lokali ku pretendohet se është bërë përgjimi.
Një tjetër veprim që po kryhet nga Prokuroria është edhe verifikimi i të gjithë efektivët e policisë me emrin Ermal në Vlorë, gjatë viteve 2017-2018.
Sipas audiopërgjimit, Agron Xhafaj e drejton Albert Veliun për të mundësuar trafikun e drogës tek “Ermali’.
Sipas burimeve, kjo do të shërbejë për të verifikuar nëse Ermali është apo jo punonjës policie.
Dyshimet janë për një efektiv me emrin Ermal që mbante postën e Dhërmiut në vitet 2015-2017, por deri tani nuk ka asgjë të verifikuar.
Prokuroria ka sekuestruar të gjithë materialin që gazetari Jetmir Olldashi ka xhiruar dhe pajisjen me të cilën është bërë.
Hetuesit ende nuk kanë vendosur se çdo të bëhet me materialin dhe kur do të bëhet ekspertimi i tij.
Nuk sqarohet nëse do të dërgohet në laboratorin e Policisë Shkencore, apo do të kontraktohet një laborator i huaj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë
23 Dhjetor 2024, 19:15
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor 2024, 12:00
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së
18 Nëntor 2024, 13:01
-
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
18 Nëntor 2024, 11:42
-
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
17 Nëntor 2024, 12:23
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor 2024, 09:31
-
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
11 Nëntor 2024, 12:52
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor 2024, 16:43
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor 2024, 17:25
-
Salianji letër nga burgu i Fierit eurodeputetëve e ambasadave në Tiranë: Unë i burgosur politik, më asgjësoi Rama për zgjedhjet 2025! Mbrojti trafikantin e drogës
29 Tetor 2024, 11:46
-
Ilir Meta viziton Salianjin: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit
15 Tetor 2024, 21:13
Po pergjimi eshte improvizuar ne zyrat e GESTAPOS buze Lanes tek SHQUPI.Pse harxhoni kohe forca e mjetee kot. Rrasni brenda Babolen, Olldashin, Alibeajn, ish Ministrin peder**dhe natyrisht kollovarin e Grides Salihanjin dhe ky film me regji te gjaksorit Berishe, mer fund
PërgjigjuKonfiskoni kamerat e shqupit per kohen kur babalja thote se ka bere regjistrimin, se aty do ti gjeni. mos kerkoni kot ne vlore.
PërgjigjuMos u merni me me barbonat e shqupit.Keta jo vetem te ndyr dhe intriganta jan dhe budallenj.Kujt ti besosh nji trafikanti bixhozxhiu mashtrusi apo nje palo gazetar partiak qe shkatron familjen e vet?I besohet ketyre pisave qe sa her dalin ne medija 3 her se thon njesoj nji deklarat.Sa spiuna ordiner ka shqupi far e keqe.
PërgjigjuPse lodheni te kerkoni surratin e Ba-boles dhe te Olldeles se mos eshte filmuar nga kamerat e lokalit ne Vlore ku pretendohet te jete bere biseda telefonike me Agronin vellajin e Ministrit te Brendeshem Fatmir Xhafaj, te gjitha prapesite dhe audivio jane brenda SHQUP-it. Sekuestroni kamerat e kesaj ndertese qe eshte kthyer ne folene e grerezave per te sulmuar e shkateruar Shqiperine dhe te ardhmen e saj ne BE. Filloni me arrestimin e serbit Sali Kar-axhic, Lulush e me rradhe dhe Shqiperia do te prehet ne paqe e do ti bashkohet BE se asaj i takon.
Përgjigju