Aung San Suu Kyi dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

Aung San Suu Kyi dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

Aung San Suu Kyi

Një gjykatë në Mianmar, më 27 prill, dënoi udhëheqësen e rrëzuar civile Aung San Suu Kyi me pesë vjet të tjera burg për korrupsion.

Në këtë pjesë të gjykimit, 76-vjeçja fituese e çmimit Nobel për Paqe u akuzua për marrjen e një ryshfeti prej 600,000 dollarësh dhe më shumë se njëmbëdhjetë kilogramë ar nga një ish-zyrtar i rajonit Jangon.

Ajo i mohon të gjitha akuzat.

Aung San Suu Kyi u rrëzua në një grusht shteti në shkurt të vitit 2021 dhe që atëherë ka qenë në burg.

Në procesin gjyqësor kundër saj, më herët, ajo ishte dënuar me gjashtë vjet burg.

Sipas Shoqatës për ndihmë ndaj të burgosurve politikë, organizatë kjo joqeveritare lokale, në grusht shtetin më 1 shkurt të vitit 2021, forcat e sigurisë së Mianmarit vranë më shumë se 160 protestues dhe arrestuan rreth 13.000 njerëz./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare