Aurela Gaçe “sulmon” kolegët
që refuzojnë të këndojnë shqip
Aurela Gaçe, ylli i skenës shqiptare, ka shprehur përmes një postimi në "Facebook" shqetësimin e saj për këngëtarët shqiptarë, që mendojnë se të jesh modern do të thotë të këndosh këngë të
Aurela Gaçe, ylli i skenës shqiptare, ka shprehur përmes një postimi në "Facebook" shqetësimin e saj për këngëtarët shqiptarë, që mendojnë se të jesh modern do të thotë të këndosh këngë të huaja...
Ja se ç'shkruan Aurela: “Çfarë do të thotë të jesh moderne? Ose me saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd? Se kam dëgjuar shpesh edhe këngëtarë që e këndojnë me dëshirë një këngë botërore, por me përtesë një këngë shqiptare. Ose ndodh shumë që edhe në konkurset e shumta muzikore, të ketë më shumë këngë të huaja e shumë pak shqiptare. Këtë mendësi, e kam dëgjuar edhe nga ata që vetëquhen Elitë e vendit.I kam dëgjuar në biseda televizive të thonë se janë qytetarë të botës. E vërtetë shumë. Ashtu ndihem edhe unë, qytetare e botës, në çdo aspekt. Por, përpara se unë të njoh komshiun, ose gjitonin tim, duhet të di kush është babai im . Nuk mundet kurrësesi të duash e të respektosh komshiun, kur ti përbuz familjen tënde. Dhe kjo gjë ndodh rëndom tek Elita jonë.
E shohin të qenurit shqiptar, barrë të rëndë. Të jesh qytetar i botës, duhet të jesh një herë anëtar i familjes tënde, i lagjes, i qytetit, vendit tënd. i them këto sepse shpesh gjendem përballë muzikantëve e këngëtarëve që kujtojnë se po këndove vetëm muzikë të huaj, ashtu bëhesh modern, ashtu quhesh Elitar. Dua të këndoj në shumë gjuhë të botës, pse jo të kem mundësi të këndoj repertorin më të bukur botëror?
Por, s'kam se si, nëse nuk këndoj një herë atë këngë që më ka tingëlluar ne shpirt qysh fëmijë. Edhe nuk kam turp të them se nga vij, ku ka lindur e jam rritur. Atë gjë nuk e zgjedh unë. Ashtu e vendos Zoti. Të lindësh në fshat apo qytet, në Shqipëri , a diku tjetër në botë, përsëri se vendos dot ti (se maternitetin mund ta gjesh ku të duash në këto ditë që kanë ardhur, por prindërit nuk i ndryshon dot). Populli i thjeshtë e do veten e vetë. Elitarët mesa duket jo. Kaq kisha”. Me këto fjalë mbyll postimin në "Facebook" këngëtarja.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” te gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati
11 Janar, 22:59
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56