Aurela Gaçe, në pishinë
me partnerin dhe vajzën
Ajo është një nga këngëtaret më potente të skenës sonë. Energjike dhe më një vokal të pushtetshëm, mbetet një nga artistet më të të vlerësuara e më të kërkuara.
Ajo është një nga këngëtaret më potente të skenës sonë.
Energjike dhe më një vokal të pushtetshëm, mbetet një nga artistet më të të vlerësuara e më të kërkuara.
Aurela Gaçe është padyshim nga ato artiste që di t’ia bëj “Boom” gjithmonë.
Këtë verë artistja është e angazhuar me koncerte, por edhe me biznesin e saj privat.
Tashmë nëna e një vajze të bukur, Aurela ka ardhur mjaft në formë siç e shohim edhe nga fotot që ka mundur të shkëpusë paparaci ynë.
Ajo së bashku me Gracen e vogël dhe partnerin e saj Skerdi, kanë preferuar të jenë në Tiranë, pikërisht në pishinën që ndodhet në të njëjtin ambient ku Aurela prej gati më shumë se një viti ka hapur klabin e saj me muzikë live “Crazy Calvin Summer”.
Aurela gjatë gjithë kohës nuk ia ka ndarë sytë vajzës së saj, me të cilën është argëtuar gjatë pasdites të së dielës.
Megjithatë edhe pse në ditë pushimi Aurela thuajse në asnjë moment nuk ka rreshtur së foluri në telefon.
Duket se puna i ndjek më shumë se kurrë artistet tona në stinën e nxehtë, madje edhe në ato pak çaste relaksi.
Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që në shtator të organizojë një ceremoni dasme për qejf, tashmë që Grace po mbush dy vjeçe dhe mund ta shijojë martesën e dy prindërve të saj.
Më parë Aurela, pasi u bë tullace pohoi se dëshironte të ishte nusja e parë tullace në Shqipëri, ndaj kurioziteti se si do të jetë Aurela nuse do të shuhet në shtator, kur ajo të shkojë në altar krah Skerdit.
Ndërsa gjatë kësaj kohe këngëtarja po ushtrohet intensivisht në palestër për të pasur një trup sa më perfekt, edhe pse duhet thënë që pas lindjes ajo arriti një peshë të lakmueshme për çdo femër pas lindjes, ku humbi plot 24 kilogramë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
8/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
75.3%
-
Jo
18.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56
-
'PD-ja duhet të ndryshojë kreun!', DW jehonë deklaratës së zëdhënësit të CDU, Gunther Krichbaum!
8 Tetor, 19:47
-
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Tetor, 19:38
-
Dritan Hila: Agonia e një partie!
8 Tetor, 19:34
-
Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë
8 Tetor, 19:34
-
U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli
8 Tetor, 19:32
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët
8 Tetor, 19:20
-
E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani
8 Tetor, 19:12
-
Habjon Hasani: Me Amerikën
8 Tetor, 19:07
-
Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS
8 Tetor, 19:00