Aurela Gaçe sjell albumin “Paraprakisht”

Aurela Gaçe sjell albumin “Paraprakisht”
Pas 2 vitesh punë intensive, këngëtarja Aurela Gaçe vendos të sjell albumin e saj më të ri, “Paraprakisht”. Ai do të përmbajë 11 këngë të reja të rrymave të ndryshme, si Rnb, dance, Hip Hop por nuk do të mungojnë as baladat, që si cilëson “rebelja”, e skenës shqiptare ta mbajnë shpirtin gjallë.

Për realzimin e këtij albumi të shtatë, Gaçe ka bashkëpunuar me emra të njohur kompozitorësh, si Shpëtim Saraçi, Dr. Flori dhe pas 11 vitesh ndërpreje edhe me kompozitorin e saj të zemrës, Adrian Hilën. Me një pamje që gjithnjë është ndryshe, këngëtarja perveë promovimit të albumit që do të bëhet të premten në mbrëmje, do t’i rikthehet edhe traditës së koncerteve recitale.

Ajo do të performojë live për publikun këngë të albumit te ri por edhe hite të saj ndër vite.Aurela Gaçe ka qenë ndër të parat këngëtare shqitpare që ka realizuar koncerte recital, i pari ka qenë në vitin 1998 për të vijuar me atë të vitit 2002. Më pas largohet per në Amerikë për tu rikthyer në vitin 2007, në festivalin kënga magjike, ku fiton edhe çmimin e parë me këngën “Hape Veten”.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë