Aurela Gaçe largohet nga muzika, ja arsyeja

Diva e muzikës, Aurela Gaçe do të bëjë një shkëputje të për shkak të një problemi me kordat. Përmes një video të publikuar në Instagram, këngëtarja njofton adhuruesit e saj se kordat e zërit i janë ënjtur për shkak të këndimit live dhe mjeku i saj e ka këshilluar që të bëjë një pause.

Por Aurela lajmëron se shumë shpejt do të ngjitet në skenë, duke nisur nga nëntori i këtij viti.

“I drejtohem audiencës time besnike! Ju falënderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë. Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ia lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

Kjo nuk është Aurela që ju njihni. Ju meritoni një performancë 100 % siç jeni mësuar të më shikoni. Kurrsesi as nuk e mendoj të jem përpara jush playback.( Kjo as nuk mendohet të ndodhë) Për pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë. Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt!

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley. Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi . Chicago-20 nëntor, New Jersey -2 dhjetor! Mezi pres t’ju shoh. Faleminderit për durimin”, shkruan Aurela.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës