Edhe pas Europianit, sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin sonte Aurela Gaçen dhe nesër Elita 5.
“Urime kampionëve EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende - sot e madhja Aurela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj.
Gjatë gjithë verës Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

Lajmi kryesor:
1 muaji argëtim dhe emocione, 'Tirana Fan Zone' mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes dhe të Elita 5 ! Bashkia: Axhendë e ngjeshur aktivitetesh në Tiranë në javët në vijim









