Fqinjët tanë grekë, në ditën e tyre të OXI, e shënojnë rezistencën heroike kundër fashizmit.

Shqipëria, më 7 prill 2025. Një grusht pensionistësh përpara bustit të Mujo Ulqinakut. Përveç tyre, asnjë ceremoni zyrtare apo paradë, sikur kemi turp që një komb i vogël dhe i paperfillur nga diplomacia europiane bëri një akt rezistence përballë fashizmit.

Ceremonia zyrtare e Shtetit grek për Ditën e Refuzimit ndaj fashizmit.

Tani një pyetje: imagjinoni fëmijët emigrantë, të lindur në Greqi apo në diasporë, kur shikojnë këto pamje. Me kë do krenohen? Me grekët dhe ceremoninë e tyre madhështore kundër fashizmit, apo me pensionistët shqiptarë dhe heshtjen zyrtare?