Australi, 20 të vdekur dhe 17 të zhdukur nga zjarret, temperatura 46°C, mobilizohen 3000 rezervistë

Australi, 20 të vdekur dhe 17 të zhdukur nga zjarret, temperatura 46°C, mobilizohen 3000 rezervistë

Australia prej disa javësh është pushtuar dhe po vuan nga zjarret masive. Zonat më të prekura janë ato në në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria. Autoritetet kanë deklaruar se veç 20 personave që kanë humbur jetën, 17 të tjerë rezultojnë të zhdukur teksa dhe është djegur një sipërfaqe pyjore prej 5 milion hektarësh.

Tymi nga zjarret e mëdha në Australi ka shkuar deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg, duke e kthyer qiellin në ngjyrë të verdhë të mjegullt.

Sipas të dhënave meteorologjike, dita e sotme parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.

Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.

Në ishullin Kangaroo në jug të Australisë gjysma e shtëpive janë shkatërruar sot nga një zjarr i pakontrolluar që ka vrarë të paktën dy njerëz.

Sot Kryeministri Scott Morris njoftoi vendosjen e 3,000 rezervistëve të forcës mbrojtëse për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Australi, zjarret shfarosin gjysmë miliardë kafshë, shkencëtarët: Pasojat si të një bombe atomike, dhe paralajmërojnë katastrofa

Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona.

Mediat thonë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.

“Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të zjarreve në muajin shtator”, - shkruajnë mediat lokale.

Në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.

Sipas ‘Fondit Botëror të Jetës së Egër’, rezulton se 104 milion vertebrorë autoktonë janë zhdukur si pasojë e mungesës së ushqimit dhe strehimit.

"Këto nuk janë zjarre por një bombë atomike", - tha sot Ministri i Transportit i Uellsit të Ri Jugor Andrew Constance për 'ABC Radio Sydney', duke i krahasuar zjarret e Bregut të Jugut me "një shpërthim atomik. 

Michael Mann, drejtor i Qendrës së Shkencave të Sistemit Tokë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë paralajmëron: Ngjarjet ekstreme të motit do të vazhdojnë nëse qeveria nuk zvogëlon përdorimin e karburanteve fosile.

"Problemi i vërtetë tani - tha ai - është se sipas politikave aktuale, Australia do të rrisë emetimet e saj të karbonit. Australia është vendi që eksporton më shumë qymyr dhe miniera e qymyrit ‘Adani’ do të dyfishojë emetimet e saj".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë