I jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare në Australi, policia akuzon babain se e vrau me disa thika në trup

I jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare në Australi, policia akuzon babain se e vrau me disa thika në trup

Me më shumë se 300 vajtues i është dhënë lamtumira 20-vjeçares shqiptare Sabrina Lekaj e cila u gjet e vrarë në një makinë dhe pranë saj i plagosur babai i saj. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për vrasjen e vajzës së tij me thikë dhe më pas vetëplagosja.

Në funeralin e 20-vjeçares kanë marrë pjesë familjarë të afërm e fqinjë të familjes. Vëllai i saj 11-vjeçar Pyrrhus, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën.  Vetëm babai i të ndjerës, Petrit Lekaj mungonte pasi është në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e vrasjes të së bijës.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

20 vjeçarja me emrin Sabrina Lekaj, studente e mjekësisë dhe një pianiste shumë e talentuar, u gjet e vrarë në sedilen e përparme të makinës “Mercedes-Benz” dhe bashkë me të u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i plagosur në stomak pasi kishte tentuar të vetëvritej. Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për vrasjen e vajzës së tij. Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonik që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj. Në mesazhet e dërguara, Sabrina ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k****. Sipas “Daily Mail Australia”  studentja nga Shqipëria kishte një marrëdhënie të tensionuar me prindërit e saj.

Sabrina Lekaj, 20 vjeçe, kishte dërguar disa mesazhe me tekst për miqtë e saj më të afërt ku përshkruante jetën brenda katër mureve të shtëpisë në Adelaide, ku jetonte me prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Sabina iu shkruante miqve të saj për marrëdhënien shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se nuk donte të jetonte më nën një çati me ta.

Copëza nga mesazhet

Sabrina: "Unë vetëm qaja ...Isha vërtet e zemëruar ... sepse nëna ime gjithmonë më thërret k****

Mikja: "Oh, mirë, ti je një vajzë e bukur, mos dëgjon askënd” .

Sabrina: "Faleminderit. Opinioni juaj ka shumë rëndësi për mua. Unë dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para”. Një prej mikeshave të studentes së vrarë tha për “Daily Mail Australia” se babai i Sabrinës grindej shpesh me vajzën e tij edhe për gjëra të vogla. Ai donte thjesht të kontrollonte jetën e saj.

Familja Lekaj kishte emigruar në Australi nga Shqipëria dhe çifti punonin si promotor imobiliar.





Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë