Dyshohet se babai vrau vajzën 20-vjeçare, ja çfarë ndodh me vëllain dhe motrën e vogël

Dyshohet se babai vrau vajzën 20-vjeçare, ja çfarë ndodh me vëllain dhe motrën e vogël

Pas ngjarjes së ndodhur para dy ditëve në Australi, ku 20-vjeçarja shqiptare Sabrina Leka u gjet e vdekur në makinë bashkë me babain e saj, Petrit Leka, ku ai ishte i plagosur në stomak, policia ka marrë në mbrojtje të specializuar motrën dhe vëllain e vogël të saj.

I dyshuari kryesor është babai i vajzës, i cili mendohet se e ka vrarë vajzën dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Nëna e vajzës ishte në gjendje shumë të pikëlluar për të dhënë deklaratë për mediat. Policia nuk po heton ndonjë të dyshuar të mundshëm. Deri tani nuk ka pasur informacion të qartë, pasi babai nuk ka qenë i aftë të japë informacion për shkak të gjendjes së tij  të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet se pse ndodhi kjo ngjarje. Pritet marrja në pyetje e babait nga ana e policisë për zbulimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Kujtojmë që vajza frekuentonte shume clubet në Australi dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i debateve që sollën vrasjen e saj.

Sipas" Ndikimit për Gratë",  Sabrina Lekaj është një nga 37 gratë që vdesin për shkak të dhunës në Australi në 2019.

Policia e gjeti trupin e pajetë të Sabrina Lekajt në sediljen e pasagjerit pranë babait të saj, i cili kishte mbetur i palgosur me thikë. Vajza e tij kishte ndërruar jetë e goditur me thikë, brenda makinës Mercedes të shtunën në mbrëmje në "Kidman Park" në Adelaide pak metra larg shtëpisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 26/07/2019 12:37

    Si i vihet faji tjetrit kur nuk permendet as nese eshte gjendur thika apo te dyena te tjera qe tregojne faj... Ai eshte i pafajshem derisa te provohet qe e ka vrare. P.S. Nese mamaja e vajzes e quante k.... sic shkruante vajza me mesazhe, kjo e quante 'loser'... Just some food for thought!!!

    Përgjigju
    • Nesti: 02/08/2019 00:42

      Esht shum tragjike. Esht shkaterruar e gjith familja.

    • Tani: 26/07/2019 14:28

      Me vjen keq Zdi ma Qa te tham,

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen