Një incident i pazakontë ka ndodhur në Australi në një qendër tregtare, ku një fëmijë ka ngecur brenda një makineri lodrash.

U desh ndërhyrja e policisë së Queensland-it për të nxjerrë fëmijën nga makineri e madhe me mure xhami.

Pavarësisht se ai ishte i bllokuar, fëmija dukej i lumtur në mesin e dhjetrave kukullave të pellushit.

Pas disa momentesh, policia theu xhamin e makinerisë dhe prindi mori në krahë fëmijën shëndosh e mirë.