AUSTRALI - Një gjarpër piton rreth 3 metra ka udhëtuar me avion. Ky nuk është një skenë filmi në Hollywood por është ajo çfarë ka parë me sytë e tij një pasagjer, i cili udhëtonte me kompaninë ajrore Qantas dhe nisej nga Australia për në Guine.
Robert Weber ka qenë duke udhëtuar me avion dhe në një moment ka parë nga dritarja se një gjarpër i llojit piton rreth 3 metra i gjatë gjendej në krahun e avionit.
Weber tregon se nuk kishte panik tek pasagjerët në bord, por të gjithë kanë qenë më shumë të shqetësuar për fatin e pitonit sesa të kishin frikë.
“40 pasagjerë në bord gjatë gjithë udhëtimin kanë shikuar nga dritaret e tyre, jo për të parë panoramën por për të parë fatin tragjik të pitonit”, tregon Robert Weber.
Për shkak të lartësisë, por edhe të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë gjarpri nuk ka mundur dot të mbijetojë.
"Kur avioni u ul ai ishte ende duke lëvizur," shtoi Weber.
Asnjë nuk mund të shpjegojë sesi pitoni kishte vajtur deri aty pa e vënë re njeri, por për kompaninë ajrore australiane është incidenti i parë i këtij lloji.
Pitoni është gjarpri më i madh australian dhe mund të arrijë deri në 8, 5 metra gjatësi.
/Shqiptarja.com