Australi, hapet Festivali i Dritave
projeksione marramendëse 3D

SIDNEY - “Vivid Sidney” është hapur zyrtarisht nga kryeministri i Sidney-t, Mike Baird, ku u prezantuan në mënyrë ekskluzive projeksione marramendëse dritash në 3D duke e mbushur Portin e qytetit plot me ngjyra. Ky është festivali më i madh i dritave, muzikës dhe ideve që realizohet në Hemisferën Jugore dhe është evenimenti i vitit në Australi. Karakterizohet nga një organizim gjigant me spektakle të lirë dritash, instilacione dhe projeksione teatrosh në ujë përreth gjithë portit të qytetit nga ora 6 e pasdites deri në mesnatë. Gjithashtu aty nuk mungojnë as performancat muzikore dhe mbi 200 evente nga industritë krijuese të bizneseve.

Kjo ngjarje nisi 6 vite më parë nga agjencitë shtetërore për eventet turistike duke synuar ta kthenin Sidneyn në një destinacion turistik dhe vetëm në vitin 2013 “Sindey i ndezur” arriti të tërhiqte mbi 800 mijë vizitorë. Këtë vit ata sjellin diçka krejt të re siç është projeksioni i anijeve dhe velave duke lundruar, me dritat të lidhura dhe të kontrolluara me navigim satelitor ndërsa kalojnë në portin më të bukur të botës. Gjithashtu për herë të parë në qendrën e bizneseve të qytetit, Martin Place, u shfaqën projektime shumëngjyrëshe dritash me projeksione të ndërtuara në 3D dhe laser. 
Ura më e famshme e portit të Sidney-t është panorama më e madhe e shfaqjes së dritave ndërvepruese, me përzgjedhjen e ngjyrave nga vetë vizitorët të cilët nëpërmjet një aplikacioni me prekje mund të zgjedhin ngjyrën me të cilën duan të pikturojnë urën. Kjo do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Intel dhe ekspertëve të dritave në Sidney për të paraqitur qindra ngjyra njëherësh.
Një tjetër moment i veçantë ishte dhe projeksioni i anijeve të Shtëpisë së Operas në Sidney që këtë vit u dizenjuar nga agjencia kreative fituese "59 Production" e mirënjohur për punën e saj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimike në Londër dhe për mbylljen në spektaklin West, "War Hourse". 

Muzika vivide sjell për audiencën muzikë live përreth të gjitha mjediseve përfshirë dhe Shtëpinë e Operas së Sidneyt, ku kanë performormuar artistë si Pixies, Pet Shop Boys, Ms Lauryn Hill, St Vincent dhe Midlake. 
Idea e “Sidneyt të ndezur” është një nga dhjetë idetë më të mira të festivaleve në botë sipas gazetës "The Guardian" të Britanisë së Madhe. Sipas tyre ajo sjell aktivitete krijuese lider në arenën ndërkombëtare bashkë me eventet e 200 kompanive krijuese të industrive të biznesit të Sidneyt. 

Redaksia Online
(b.b/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'