ROMË, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Është me origjinë iraniane personi i cili po mban peng dhjetëra persona në Sidnei, njoftoi para pak minutash media australiane mes të cilave "Sydney Herald", që citon burime të policisë.
"Personi quhet Man Maron Monis i njohur nga forcat e sigurisë pasi u ka shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të ushtarëve australianë të vrarë në Afganistan", shkruan gazeta.
Një person i armatosur ka marrë peng sot një numër të pacaktuar personash në një kafene në Sidnei, ku një flamur islamik është vendosur në një nga dritaret.
"Martin Place", sheshi ku ndodhet kafeneja, që është në qendrën më të madhe të bizneseve të Sidneit, u evakua krejtësisht nga autoritetet, ndërkohë që dhjetëra policë të armatosur kanë rrethuar "Lindt Chocolat Cafe"./ a.jor.