Australi/ Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij ishte dënuar për drogë 20 vite më parë

Australi/ Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij ishte dënuar për drogë 20 vite më parë

Sabrina dhe Petrit Lekaj

AUSTRALI Petrit Lekaj, babai shqiptar që pranoi se ka vrarë vajzën e tij natën e 24 korrikut ka qenë i dënuar për drogë 20 vite më parë.

Sipas mediave të huaja dënimi i tij është shtyrë nga gjyqtari Trish Kelly deri më 4 shkurt pas kërkesë së avokatit prej gjendjes së rënduar shëndetësore.

49-vjeçari u dërgua në James Nash House, institucioni ku mbahen personat e paraburgosur që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, në Adelaide, ku edhe pranoi më 20 gusht përmes një video-telefonate se e ka vrarë ai vajzën 20-vjeçare.

Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park, natën e 24 korrikut, bashkë me babain e saj të plagosur në bark, i cili ka tentuar të vrasë veten.

Shkak për vrasjen e saj nga babi dyshohet dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nuk dihet ende shkaku i vrasjes së vajzës nga i ati, pasi ai është rënduar edhe më shumë psikologjikisht dhe nuk ka qenë i aftë të japë detaje të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen