AUSTRALI - Një dy vjeçar nga Viktoria e Australisë është filmuar duke luajtur me skejtbord në rrugët e qytetit.

Kahlei Stone-Kelly mund të shihet në video ndërsa ecën me skejtbord, i veshur vetëm një pampers.

Në fakt është mjaft e çuditshme se si vogëlushi, vetëm disa muaj pasi ka mësuar të ecë, arrin të mbajë ekuilibrin.

Ndoshta 2 vjeçari vjen nga një familje e cila e praktikon këtë sport, por mbetet e paqartë se përse e kanë lejuar të dalë rrugëve duke rrezikuar jetën, pa veshur as këpucë e pajisjet mbrojtëse.

Video e vogëlushit ka marrë më shumë se 200 mijë klikime brenda pak ditësh që është hedhur në internet.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)