Australia ka filluar të lulëzojë përsëri pas shkatërrimit nga zjarret.
Fotografi të reja që tregojnë se si bimët kanë filluar të mbijnë pas zjarreve janë publikuar nga banorët e kontinent-shtetit.
Vendi ishte kthyer në një ferr mbi tokë me gjendjen që e kishte kapluar.
Qiielli kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, toka ishte shkrumbuar nga zjarret dhe njerëzit jetonin me frikë.
Rreth 1 miliardë kafshë ngordhën dhe 24 persona ndërruan jetë duke luftuar me flakët.
E gjithë bota u sensibilizua për të ndihmuar të mbijetuarit e mbetur pa të afërmit apo pa shtëpinë e tyre të dashur.
Rreth 8 mijë koala rezultuan të zhdukura, të cilat mund të jenë djegur për së gjalli apo janë arratisur për t’u shpëtuar flakëve.
Koala dhe kanguri janë një ndër gjallesat që rriten kryesisht në Australi dhe që simbolizojnë vendin.
Sipërfaqja e djegur është aq sa shteti i Kroacisë, por përsëri filloi të lulëzonte, pasi natyra lufton mbi gjithçka.
I gjithë vendi po i rikthehet normalitetit.
Nuk zgjidhen ata ose ato qe dine te bejne punen dhe vazhdon te dominoje njeshi
Përgjigju