Votuesit në Australi e kanë kundërshtuar të shtunën një propozim për ta ndryshuar kushtetutën e shtetit për t’i njohur indigjenët në këtë shtet.
Në referendum është kërkuar mbështetje për krijim të një trupi parlamentar që do ta këshillonte në të ardhmen qeverinë për çështjet që lidhen me këtë komunitet. Për të bërë ndryshime kushtetuese është e nevojshme shumica dërrmuese.
Sipas Komisionit Zgjedhor Australian, kjo nënkupton që mbi 50 për qind e votave duhet të jenë për ndryshimet në katër prej gjashtë rajoneve kryesore australiane. Pas 9.1 milionë votave të numëruara, nga 17.7 milionë në total, shpresat për krijim të shumicës janë shuar.
Sipas sondazheve 58 për qind e votuesve kanë votuar kundër ndryshimeve dhe 42 për qind kanë qenë për. Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se e respekton vendimin e popullit australian dhe procesin demokratik.
“Tani na takon neve të bëhemi bashkë dhe të gjejmë një mënyrë për pajtim. Jam optimist që mundemi dhe duhet ta gjejmë”.
Yes23 – emri i fushatës për njohje të indigjenëve me kushtetutë – ka thënë përmes një deklarate se rezultati nuk është ai që e ka pritur. Në maj të vitit 1967 australianët kanë votuar për ta ndryshuar kushtetutën, ashtu që indigjenët të mund të konsiderohen pjesë e popullsisë australiane./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Nën 14 vjeç, pa rrjete sociale, Florida ndalon të miturit të kenë llogari, gjoba për platformat në rast shkelje
15 Dhjetor, 12:22
-
Australia takson të ardhurat e Facebook, Tiktok dhe Google
13 Dhjetor, 14:08
-
Shteti australian miratoi ligjin që dënon fëmijët nga mosha 10 vjeç njësoj si të rriturit, reagojnë aktivistët e të drejtave të njeriut
13 Dhjetor, 09:05
-
Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi
12 Dhjetor, 14:00
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, reagojnë 'Gjigantët e teknologjisë': Proces i nxituar! Fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme
29 Nëntor, 09:57
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor, 16:33
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55