VJENË - Austria inaguroi sot në mes të Vjenës një memorial që i bën homazh dezertorëve të "Wehrmacht", një akt simbolik dhe i rëndësishëm për një vend që ka pasur probleme të pranojë të shkuarën e saj naziste.
Memoriali, një monument prej betoni në formën e një "X"-i që simbolizon gjendjen e individit përballë pushtetit, është ngritur nën dritaret e kancelarisë dhe të presidencës së republikës, pranë Sheshit të Heronjve (Heldenplatz) ku 250 mijë persona kishin brohoritur për Hitlarin gjatë "Anschluss"-it (projekti i hitlerit për bashkimin e gjitha vendeve gjermanofone në një shën.i përkth.) në vitin 1938.
Disa mijëra austriakë u rekrutuan në ushtrinë naziste dhe rreth 1 500 prej tyre, sipas historianëve, u ekzekutuan pasi refuzuan të mbajnë uniformën.
"Ky memorial tregon diferencën mes besnikërisë dhe luajalitetit ndaj një shteti demokratik dhe të drejtën për të rezistuar ndaj një diktature kriminale", deklaroi presidenti Heinz Fischer, i cili e inaguroi personalisht monumentin.
"Ushtria e Hitlerit nuk ishte ushtria jonë", theksoi kryetari i shtetit./ATSH/