/ATSH-AFP/ - Negociatat për një marrëveshje për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive të mëdha po ngadalësohet, dy javë nga data përfundimtare, theksoi sot një zyrtar i lartë rus për agjencinë ruse të lajmeve RIA-Novosti.
"Kjo gjë ne na shqetëson shumë sepse mbetet shumë pak kohë (...) dhe ne kemi nevojë në mënyrë urgjene për të mbërritur në etapën përfundimtare", theksoi Serguei Riabkov, kryenegociatori rus në këto bisedime.
Republika islamike dhe grupi 5+1 (SHBA, Britani e Madhe, Kinë, Rusi, Francë dhe Gjermani) janë angazhaur që prej 20 muajsh në përpjekje intensive. Ata arritën në muajin prill një marrëveshje paraprake që do të finalizohet me 30 qershor.
Marrëveshja përfundimtare do të garantojë karakterin shumë paqësor të programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare që prekin ekonominë e vendit./