Policia austriake ka shkatërruar një bandë me operacionin e quajtur “MULTIPOËER II”. Operacioni zgjati 12 muaj dhe u përfundua me sukses me 4 janar të këtij viti, duke arrestuar 14 persona, mes tyre shqiptarë dhe kosovarë.

Policia sekuestroj 180 kg marijuanë dhe gjysmë kg kokainë në një apartament në qytetin e Graz të Austrisë . Marjuana është me origjinë Shqiptare ndërsa kokaina nga Hollanda, të cilat arrijnë vlerën 1.9 milion euro.

Hetimet e mëtejshme të policisë vendase zbuluan se autori kryesor vepronte në një kompani ndërtimi ku punësonte shtetas shqiptarë me pasaporta sllovake fals. 3 nga autorët janë austriakë ndërsa të tjerët shqiptarë, kosovar, gjerman, serb dhe nga Bosnja, të moshës nga 20 deri në 50 vjeç.

Sipas policisë austriake, kjo ishte sasia më e madhe e drogës e kapur vitet e fundit. 

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja. com