VJENË, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Ministrat e vendeve të grupit 5+1 dhe Iranit, mbedhur sot në Vjenë, duhet të zgjidhin çështjet e fundit të vështira për të mundësuar një marrëveshje për programin bërthamor iranian këtë javë, deklaroi një zyrtar iranian.
"Tre muaj më parë kishte ende shumë çështje të pazgjidhura lidhur me programin bërthamor (...) apo heqjen e sanksioneve, por sot mbetet vetëm një numër shumë i vogël çështjesh që duhen zgjidhur nga ministrat", deklaroi zyrtari nën kushtet e anonimatit duke i cilësuar çështje të vështira.
"Ne kemi bërë një numër koncesionesh, kemi dhënë prova të fleksibilitetit. Të gjithë kanë bërë të njëjtën gjë. Ndryshe nuk do të kishte pasur negociata", shtoi zyrtari duke përmendur se parimi i një negocimi ishte të marrësh dhe të japësh.
Negociatat, nisur dy vjet më parë, janë të destinuara për të garantuar natyrën paqësore të programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanskioneve ndërkombëtare që kanë goditur vendin./
/ec/ a.jor.