Austria mbështet integrimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, brenda dhjetorit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare
Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart dhe kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart gjatë një vizite në Shkup ka deklaruar se konferenca e parë ndërqeveritare për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të mbahet brenda muajit dhjetor.
“Duam t’i japim perspektivë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Për këtë arsye menjëherë tani në muajin Dhjetor, duhet të fillojnë bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një dritare e mundësive për të dyja palët, edhe për Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë edhe për BE-në. Ne angazhohemi që të fillojnë bisedimet në Dhjetor”, tha Linhart.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se vendi do ta shfrytëzojë mundësinë nwse konferenca hapet nw dhejtor, por sipas tij gjithçka varet nëse deri atëherë Bullgaria do të ketë qeveri të re.
“Ne jemi shumë më proaktivë në bisedimet me BE-në. Shpresojmë në vendimin për fillim të bisedimeve në dhjetor, por kjo varet nëse deri atëherë do të ketë qeveri të re në Bullgari. Shohim se 26 vende të BE-së janë pro asaj që kjo të jetë në muajin Dhjetor. Nëse do të jetë një muaj më herët ose më vonë kjo varet nga ajo që kur do të ketë qeveri të re në Bullgari. Me rëndësi është që ne të mos lejojmë të jemi pjesë e problemit, këtu jemi pjesë e zgjidhjes”, u shpreh Osmani.
Ndërkohë, Linhart ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ku kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
"Kënaqësi të takohem me Kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe, përfshirë në sektorin e biznesit, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal", shkruan Linhart.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor, 22:48
-
Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër
23 Dhjetor, 18:19
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor, 10:11
-
Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot
19 Dhjetor, 11:32
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor, 17:39
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor, 17:48
-
Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit
16 Dhjetor, 11:09
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34
-
Siria pas rrëzimit të Assad/ Elezi për Report Tv: Vendi kontrollohet nga 3 grupe, mes tyre të paktën 60 shqiptarë nga Kosova! Shqiptari nga RMV, Avdyl Jashari, post kyç në Frontin për Çlirimin e Sirisë
12 Dhjetor, 15:55
-
Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale
12 Dhjetor, 15:37