Partia konservatore austriake ÖVP miratoi sot emërimin e Hans Jorg Schelling në postin e ministrit të Financave, pas dorëheqjes së papritur të Michael Spindelegger, i cili ishte zëvendëskancelar dhe shef i ÖVP.
Ministri i Ekonomisë, Reinhold Mitterlehner mori të martën drejtimin nga Michael Spindelegger të partisë duke u bërë numri dy i qeverisë.

Hans Jorg Schelling do të kryejë një reformë fiskale, arsyeja kryesore e dorëheqjes së Spindelegger.

Ish-drejtues i Ministrisë së Financave, i cili kushtëzonte çdo reformë për përmirësimin e llogarive publike,u kundërshtua nga partneri i tij qeveritar (SPÖ) por, kryesisht nga radhët e partisë së tij.

Përveç kësaj reforme të fiskalitetit, ministri i ri do të vazhdojë gjithashtu procesin e likuiditetit të bankës në vështirësi Hypo Group Alpe Adria (HGAA)./ATSH/