PRISHTINË, 19 Dhjetor/ATSH/.- Austria premton thellim të bashkëpunimit me Kosovën. Këtë e ka thënë Ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Johann Brieger, gjatë një takimi që pati me ministrin e Financave, Avdullah Hotin.
Sipas KosovaPres, Hoti gjithashtu u takua sot edhe me ambasadorin shqiptarë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ku biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë rritjen e investimeve dhe përkrahjen e bizneseve në mënyrë të ndërsjellët.
Ndërsa, Minxhozi u shpreh se Qeveria shqiptare është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik gjithashtu edhe në atë politik./m.m/