Për herë të parë, sistemi i burgjeve në Shqipëri pajiset me autoburgje të blinduara për transportin e personave me rrezikshmëri të lartë.
Mjetet e reja, që do të përdoren për shoqërimin e të burgosurve, do të ofrojnë një nivel më të lartë sigurie gjatë transportit.
Siç shihet edhe nga fotot, pjesa e brendshme e autoburgjeve është e ndarë në ambiente të veçanta. Të burgosurit transportohen në ndarje të izoluara, të pajisura me stola metalikë dhe rripa sigurie, ndërsa dritaret janë të vogla dhe të mbrojtura me rrjetë metalike.
Në pjesën e brendshme janë instaluar edhe kamera sigurie për monitorimin e vazhdueshëm gjatë lëvizjes, si edhe pajisje komunikimi. Hapësira ku qëndrojnë të burgosurit ndahet me dyer metalike nga pjesa e personelit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, autoburgjet e blinduara janë destinuar veçanërisht për personat me rrezikshmëri të lartë dhe synojnë të rrisin sigurinë jo vetëm të të burgosurve, por edhe të efektivëve që i shoqërojnë.
-
Duhen edhe ca Maybach sepse per vipat duhen kushte or teeeejjjjj
Përgjigju





Komente
Komento