Vdes në spitalin e Athinës, Linda Hajdini, një nga të plagosurat e djegies në Krujë të autobusit të kishës së Shën Theodhorit të Vlorës me 27 maj.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Kisha, ndërsa Hajdini, kryente aty funksionin e sekretares dhe llogaritares. Gruaja mësohet se kishte marrë plagë djegie në masën e rreth 50% në trup, çka e kanë vështirësuar gjendjen e saj shëndetësore. Gruaja nuk mundi të përballonte, plagët e rënda dhe ndërroi jetë mëngjesin e të dielës.
Ndërkaq katër ditë më parë, ndërruan jetë po në spitalin e Athinës, Viktori Moçka 57 vjeçe dhe Sose Labaj 70 vjeçe. Sipas mjekëve ato kishin marrë djegie në trup nga 50-75% të tyre në trup.
Edhe në këtë rast lajmin e kishte bërë të ditur në rrjetin social Facebook “Kisha e Shën Theodhorit”.
Ngjarja ndodhi me 27 maj, kur autobusi i prenotuar nga Kisha e Shën Thoedhorit, mori flakë drejt Kalasë së Krujës. Shkak u bë një shkëndijë elektrike.
Në autobus ndodheshin 34 persona që morën plagë, ndërsa një grua mbeti e vdekur në vend, ndërsa 15 morën plagë të rënda. Nga ata 11 u shtruan në spitalin e “Diegie Plastikës” në kryeqytet ndërkohë që 4 prej tyre ishin në gjendje të rëndë për jetën e për këtë arsye u dërguan në drejtim të Athinës, por se tri prej tyre deri më tani nuk mundën të mbijetojnë.
Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi drejtuesin e autobusit ndërsa shkak për aksidentin dyshohet ka qenë një defekt elektrik në autobuz.
Një prej të moshuarave që mori plagë në autobusin e djegur në Krujë, ka vdekur tre ditë më parë, por trupi i saj nuk mund të sillet dot në vendin tonë për shkak të pamundësive financiare.
E njëjta situatë është edhe për viktimën tjetër që ndërroi jetë të martën. At Konstandin Prifti,drejtuesi i kishës së Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa përshkruan gjendjen e të plagosurave të tjera tregon edhe pamundësinë për të sjellë nga Greqia trupat e pajetë.
"Para tre ditësh ndërroi jetë e ndjera Sose Labaj që akoma nuk e kanë sjellë për arsye të pagesave që kërkojnë procedurat. Duhen 1500 € për ta sjellë në Shqipëri. Dje në drekë ndërroi jetë Vitori Lumashka është edhe shumë rëndë sekretarja e kishës, Lina Hajdinaj", shprehet Prifti.
Për të grumbulluar të ardhurat për kthimin, ai shprehet se u është drejtuar besimtarëve, por kontributi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për të kryer këto pagesa.
"Unë po vazhdoj për të gjetur burim të ardhurash nga besimtarët por janë të ardhura të vogla, nuk arrihen të paguhen 1500€ për çdo person", u shpreh At Konstandin.
At Konstandin Prifti bën apel për të gjithë qytetarët që të japin një kontribut sado modest për të mundësuar bërjen e pagesave dhe të sillen në Shqipëri viktimat e aksidentit tragjik të Krujës.
Për këtë Kisha ka hapur edhe një numër Llogarie.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO