TIRANË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me një pemë në afërsi të Piramidës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku autobusi urban doli nga rruga, dhe më pas u përplas me një pemë.
Drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit. Pasagjerët të cilët udhëtonin me urbanin e kësaj linje mësohet se kanë pësuar dëmtime të gjymtyrëve për shkak të përplasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulancat, duke bërë të mundur transportimin në spital të të plagosurve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat dhe i është nënshtruar testeve të alkoolit, pasi fillimisht u dyshua se kishte konsumuar lëndë narkotike.
Sipas policisë, pas kontrolleve të ushtruara mbi mjetin, ka rezultuar se autobusi me targa Tr 5714 U ka patur defekt teknik.
ORA 22:45: TEST ALKOLI DREJTUESIT, NEGATIV
Pas dyshimeve se drejtuesi i urbanit kishte konsumuar pije alkoolike, testi i bërë nga policia menjëherë pas shoqërimit në komisariat, rezultoi negativ.
Ndërkohë, që shkaku i aksidentit mund të jetë një defekt teknik. Në vijim pritet që eskpertë autoteknikë të bëjnë vlerësime për gjendjen teknike të autobusit.

(Në foto: Autobusi i aksidentuar pranë Piramidës, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
ORA 22:35 ALKOLI, DYSHOHET SI SHKAK I AKSIDENTIT
Sipas raportimeve të fundit të dhëna nga gazetari jonë Arsen Rusta, dyshohet se shkaku i aksidentit është gjendja e dehur e shoferit, i cili ka humbur kontollin mbi mjetin e transportit publik.
Shoferi ndërkohë është shoqëruar në polici për të saktësuar nëse ka konsumuar pije.
Urbani, sipas të dhënave paraprake dyshohet se shoferi ecte me shpejtësi të madhe, me 80 km/h.

Redaksia online
(esh/es/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

me një pemë, 5 të plagosu">