Autobusi ndalon në rrugë për pasagjerë, shoferi i makinës humbet durimin dhe qëllon me armë

FIER - Një person tashmë i identifikuar nga Policia e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur "Kulla e Ujit", Topojë e Fierit.

Sipas banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë për të ndaluar dhe marrë pasagjerë, duke i kërkuar që të hapë rrugën. 

Siç Report Tv mëson, në debat e sipër për hapjen e rruges, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

Nnë vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij. 

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai djali: 21/08/2019 17:56

    Policia e fjerit eshte nje nder policit me te ulta ne ter qarkun dhe eshte e gjitha e perfshir me kriminelet e din shum mir dhe ksn informacjon te plot se kush e ka ber ayte gje por i kan miq kriminelat shefat dhe prandai e kan te veshtir ta gjein dhe i ha populli i thjesht tera po sikur te ishte lendu ndonje femij a ndonje person tjeter

    Përgjigju
  • Sos durimi: 20/08/2019 20:59

    I lumt pushka....na mbyten furgona e autobuza vend e pa vend.Nuk behet shtet kurr ketu.

    Përgjigju
    • Vlora: 20/08/2019 21:36

      Fshatar!

  • Selenice: 20/08/2019 20:56

    Duhet me patjeter qe qeveria të beje dicka per zonen Tepelënë, Fier, Vlorë me gjith Patosëra e deri në Lezhe e Fush Pul Kruje në lidhje me të semuret psiqike. Ka jashtemase të semure!

    Përgjigju
    • Prifti Lazaratit Hoxha Himares: 20/08/2019 21:49

      Ju andej na fshati e keni shendetin top!

  • Mesjetari: 20/08/2019 20:40

    Keq me vjen qe po e them po pjesa me e madhe ne shqiperi veprojne si adoleshente.Digjen shkolla sikur ska ndodhur gje vidhet pasuria e popullit presim te filloje vetingu ankesa cdo dite nga qytetaret dhe emigrantet qe vijne ne shqiperi per abuzime dhe sjellje shume te ulet te administrates shteterore.Deri kur kjo gjendje a do ken fat femijet tane te zgjidhin problemet e tyre me keto administrata(qe vetem shteterore nuk jane).Po mundohemi qe femijet tane ta duan vendin e prinderve te tyre,por ata shohin nje zhgenjim ne fytyrat tona.A do jete e mundur te zoteroje e drejta e cdo qytetari?Jemi shume pesimiste me vjen keq qe po e them te pakten deri me sot.

    Përgjigju
    • sapa: 21/08/2019 08:06

      Kurre nuk do kene fat brezat ta shohin kete vend me shtet!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot