Lushnjë- Mëngjesin e sotëm është bllokuar përkohësisht qarkullimi në autostradën Fier Lushnje në kryqëzimin e Savrës.
Shkak është bërë një automjet i tonazhit të rëndë i ngarkuar me tulla i cili udhëtonte jashtë kushteve teknike. Gjatë manovrimit një sasi tullash kanë rënë në autostradë duke e bllokuar rrugën.
U desht ndërhyrja e zjarrfikësve të pastronin autostradën nga mbetjet ndërsa policia rrugore disiplinoi trafikun e rënduar.
Ngarkesa me tulla nuk ishte e mbuluar dhe gjatë manovrimit tullat kanë rënë nga kamioni.
Komento