Një aksident ka ndodhur sot pranë fshatit Ishull-Lezhë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, si pasojë është bllokuar trafiku për disa minuta në autostradën Lezhë-Milot.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është bllokuar superstrada për disa minuta dhe më pas është liruar.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe punoi për largimin e mjetit nga rruga derisa filloi qarkullimi normalisht.
Komento