Autorët migrues shqiptarë në Itali,
vëmendje edhe nga bashkëkombasit

Autorët migrues shqiptarë në Itali,<br />vëmendje edhe nga bashkëkombasit
Njohja dhe sjellja në vendin tonë e botimeve të shkrimtarëve shqiptarë që botojnë në vendin fqinj Itali, ishte thelbi i konferencës “Kujtesë, identintet dhe integrim”, nën praninë e emrave të shumtë të letërsisë shqiptare migruese në Itali, të cilët formojnë një grupim që pak njihet në vendin tonë. 

instituti italian

Fulvia Veneziani, dejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, institucionit që është kujdesur për të sjellë këtë konferencë, theksoi rëndësinë e njohjes së shkrimtarëve shqiptarë, jo vetëm si një urë lidhëse mes dy vendeve fqinje, por edhe si një mundësi për integrimin sa më të shpejtë të vendit: 

instituti italian

”Le të jetë ky hapi i parë drejt njohjes dhe vlerësimit të këtyre shkrimtarëve. Në rastin tim unë i jam afruar Shqipërisë dhe kam mësuar për të pasi isha përmendur këtu nëpërmjet letërsisë të disa prej këtyre shkrimtarëve.”
 
Shkrimtari Virgjil Muçi, u shpreh për mikrofonin e A1 Report se njohja me letërsinë migrante shqiptare në Itali, të kujton valën e autorëve arbëreshë duke bërë kështu një paralelizim mes dy epokave:

instituti italian

”Në qoftë se do të shpreheshim me një term biblik ky do të konsiderohej si kthimi i binjve plangprishës. Në të vërtetë nuk janë plangprishës por janë djem të mbarë, të cilët krijuan një ishull të ri në letërsinë  shqipe”.
 
instituti italian

Gjatë konferencës u prezantuan edhe botimet “Il confine del liquido” dhe ”Il mare si lasciava attaversare” por edhe prezantime të ndryshme të autorëve shqiptare që ushtrojnë profesionin e tyre në Itali.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane