Autori i 2 vrasjeve, Haxhia u dënua
vetëm 5 vite për vrasjen në 2009

Autori i 2 vrasjeve, Haxhia u dënua<br />vetëm 5 vite për vrasjen në 2009<br>
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e vrasjeve mbrëmjen e djeshme. Laert Haxhia është autori i atentatit që la të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Autori Laert Haxhia ka lidhje me Bujar Haxhinë të vrarë disa vite më parë nga Aldo Bare, ndërsa mbrëmë në shënjestër dyshohet se ka qenë nipi i Aldo Bares, i cili në atë moment ka qenë në berberhane.

Laert Haxhia ka qene i dyshuar per vrasjen e Gerti Lales anëtarin e bandës se Aldo Bares në vitin 2009.  Për akuzat ai është dënuar me 5 vite burg dhe në 2015 ka dalë nga burgu.

Por pas daljes nga burgu ai është arrestuar sërish në 2015 për trafik heroine, ndërsa kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu.

Në atentat mbrëmë mbeti i plagosur edhe Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar, jashtë rrezikut.

Pas ngjarjes policia ka marrë në mbrojtje nipin e Aldo Bares, që dyshohet se ishte shënjestra kryesore mbrëmë në Lushnje.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)