Autoriteti italian i sëmundjeve infektive: Mund të notoni në det, koronavirusi nuk transmetohet me anë të ujit

Autoriteti italian i sëmundjeve infektive: Mund të notoni në det, koronavirusi nuk transmetohet me anë të ujit

"Mund të notoni në det, koronavirusi nuk transmetohet me anë të ujit"

Këto janë fjalët e Nicola Petrosillo, drejtor i departamentit klinik dhe kërkimor të sëmundjeve infektive të spitalit Spallanzani në Romë.

Petrosillo shpjegoi se edhe nëse një person i infektuar është duke u larë në det, ai nuk mund ta shpërndajë infeksionin e koronavirusit.

Gjithçka hollohet në det - tha Nicola Petrosillo duke theksuar gjithashtu se "Sigurisht që është më mirë të mos notosh ballë për ballë me një person tjetër, por uji i detit nuk është në vetvete një mjet që transporton infeksionin e Covid".

Nicola ka shtuar se ai është optimist për verën. Sipas tij, ka shpresë që nxehtësia mund të ndërhyjë, në drejtim të rrezeve ultraviolet dhe lagështisë.

“Madje bazuar në raste të tjera të viruseve të ngjashme, do të zvogëlojë ngarkesën bakteriale të pranishme në pikat e lëshuara në ajër. Ka përvoja të tjera në këtë drejtim me virusin Saars dhe viruset e gripit. Kjo gjë funksionon mirë, por atëherë do të duhet të merremi me realitetin”, ka thënë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki