Autoriteti Italian zbulon pse vdekshmëria e Covid është e ulët kohët e fundit

Autoriteti Italian zbulon pse vdekshmëria e Covid është e ulët kohët e fundit

Profesori Alberto Zangrillo, në përputhje me qëndrimet e tij mbi gjendjen aktuale të përhapjes së Covid-19 në Itali, përpiqet përsëri t'u shpjegojë njerëzve pse Covid tani është më pak agresiv dhe prandaj vdekjet janë ulur në mënyrë drastike

Kreu i anestezisë dhe kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano muajt e fundit gjithmonë i është dashur të mbrojë veten nga ata që e akuzojnë për minimizimin e alarmit shëndetësor për faktin e thjeshtë të deklarimit se koronavirusi  ka zvogëluar forcën e tij vdekjeprurëse, krahasuar me më parë. Sipas tij çelësi i situatës është ngarkesa virale.

Në faqen e tij personale në Facebook, Dr. Zangrillo postoi sot një studim të botuar në faqen "Biomedcentral.com".

Hulumtimi shpjegon se ekziston një lidhje e fortë midis ngarkesës virale të Covid-19 dhe ashpërsisë së tij.

"Pacientët nën ventilim mekanik dhe qw nuk kanw mundur tw shpwrojnw nga vdekja kanw patur njw ngarkesw virale tetë herë më të lartë se ata që kanw mbijetuar dhe qw nuk kanw qwnw tw intubuar.

“Për më tepër, ngarkesa e ulët virale shoqërohet me një rrezik të reduktuar të intubimit dhe vdekjes", thotë Zangrillo.

Sipas hulumtimit, grupi i studiuesve ekzaminoi disa mostra të marra nga pacientë me Covid-19 dhe të shtruar në Qendrën Mjekësore Rabin në periudhën midis 16 marsit dhe 23 korrikut 2020. Mostrat e marra përmes shtupave nazofaringeale u ekzaminuan nga shkencëtarët, të cilët zbuluan se ngarkesa virale ka ndikuar fort në ashpërsinë e simptomave. Edhe mosha e pacientëve gjithashtu u pa se ka një korrelacion me ngarkesën virale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH