Nisma e fundit e Shqiptarja.com/ Hapësirë e veçantë për lajmet e mira dhe përgjigjet për çdo pyetje që keni mbi COVID-19

Nevoja për informacion të saktë dhe të shpejtë në këtë periudhë të vështirë të përballjes me koronavirusin është e domosdoshme. Shqiptarja.com i ka kushtuar një seksion të veçantë gjithçkaje që ndodh në vend dhe në botë lidhur me COVID-19. Në faqen e Shqiptarja.com online në hapësirën 'INFOCOVID' do të gjeni të gjithë informacionin që ju kërkoni.

Nëse ju duhet autorizimi për leje për të dalë nga shtëpia mjafton të futeni te 'INFOCOVID' dhe të klikoni te dritarja e parë 'Merr leje për të dalë' dhe më pas vijoi procedurën që iu kërkohet me plotësimin e të dhënave normalisht.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e institucioneve lokale në këtë periudhë që janë mbyllur në karantinë mjafton që të klikojnë në dritaren e dytë pasi të kenë hyrë te 'INFOCOVID' në Shqiptarja.com dhe aty do të gjejnë numrat e bashkive në të gjithë vendin.

Je i shqetësuar për shëndetin tënd dhe dyshon se mund të jesh prekur me COVID? Je vetëm një klik larg testit online. Rubrika 'COVID TEST' ju jep përgjigje online për testimin lidhur me simptomat, por theksojmë se kjo nuk zëvendëson mjekun.

Pa diskutim që lajmet e fundit nga vendi dhe bota, ecurinë e statistikave dhe pyetjet që keni, përgjigjen do ta merrni në këtë hapësirë të veçantë që është ndërtuar vetëm për këtë situatë të jashtëzakonshme.

Shqiptarja.com është e vetmja faqe që i ka dedikuar një hapësirë të veçantë lajmeve optimiste. Ju duhet vetëm të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni masat e vendosura nga autoritetet, ndërsa për lajmet, pyetjet dhe shqetësimet që keni mjafton të klikoni në Shqiptarja.com në rubrikën 'INFOCOVID'  lose direkt te adresa www.info-covid.com (KETU)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti