Autorja Sonila Boçi sjell historinë
e minoriteteve nëpërmjet një libri

Autorja Sonila Boçi sjell historinë<br />e minoriteteve nëpërmjet një libri<br>
Historiania Sonila Boçi ka botuar librin “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit”. Gjatë promovimit në Muzeun Kombëtar, drejtori i institucionit Dorian Koçi ka deklaruar se Shqiptarët kanë jetuar në paqe dhe harmoni me komunitet greke, maqedonase, malazeze e më gjerë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për historinë e kësaj bashkëjetese, historianët dhe akademikët gjithmonë e kanë anashkaluar.

Është Sonila Boçi Pepivani ajo që ka kërkuar misterin e heshtjes në faqet e pashkruara të Historisë së Shqipërisë. Pas kërkimeve akademike, Boçi ka botuar librin e saj të parë “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit.”

“Kjo është një monografi e munguar për një kohë të gjatë për studimet historike në Shqipëri, të cilat përgjithësisht janë të fokusuar në korpusin e identitetit kombëtarë të shqiptarëve, të vetë përkatësisë tonë etnike.

Duke lënë mënjanë vetë minoritetet të cilat janë po aq sa urat e bashkëpunimit midis popujve, po aq të rëndësishme për të kuptuar procese të identitetit dhe integrimin e tyre në shoqërinë e sotme”,
thotë Drejtori i Muzeut Kombëtarë, Dorian Koçi.

“Të shkruash për minoritetet kombëtare në vendin tënd nuk është aspak e lehtë.”shpjegon autorja Sonila Boçi.

Autorja e librit Sonila Boçi ka rrëfyer edhe për arsyet që ka zgjedhur të trajtojë në librin e saj temën e minoriteteve në Shqipëri.

“Ishte një tematikë që mungonte studimeve shqiptare, besoj e keni të qartë pas viteve 90 këto çështjet e fjetura të minoritetit pas periudhës së komunizmit filluan të dilnin hapur gjithmonë e më shumë” shpjegon Historiania Boçi.

“Ballkani u përfshi nga lufta etnike, sidomos ish-Jugosllavia, të cilët ringjallën tmerret e fillimit të shekullit të 20 me përgjakje dhe luftëra pa fund,” theksoj Boçi.

“Në Shqipëri filluan të dalin gjithmonë e më shumë teza për minoritetet që kërkonin të drejtat, sidomos “Shoqata Omonia”që filloj të nxirrte teza për keq trajtimin e tyre gjatë regjimit komunist,” shpjegoj Boçi.

Libri i Sonila Boccit është promovuar gjatë në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të aktivitetit “Klubi i leximit pranë muzeut” që sjell herë pas here në tryezën e debateve librat që sjellin risi.

Libri i Sonila Boçit “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit” është një studim kyç nga ku mund të shpjegohet edhe dukuria e ringjalljes së konflikteve etnike në Ballkan. Bashkëjetesa e popujve dhe minoriteteve përtej qëndrimeve politike, ky është këndvështrimi i historianes së re.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false