Degradimi i rrugës Tiranë-Durrës, eksperti: Të mbyllet urgjent, do sjellë viktima

Një aks prej 33 km që duhet të përshkruhej në pak minuta mes kryeqytetit dhe durrësit, cdo ditë e më shumë po kthehet në ankth për përdoruesit e rrugës.

Report Tv është ndalur në aksin interurban Tiranë-Durrës ku nga Vora deri në hyrje të Durrësit ana e djathtë e segmentit ka dekraduar duke u kthyer në rrugë me gropa.

Eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha shprehet se autoritetet duhet të mbyllin këtë aks për të shmangur pasojat në jetë njerëzish.

Më tej Hoxha sqaron se dëmtuesit më të mëdhenj të këtij aksi janë kamionët e kromit që janë mbi tonazhin e lejuar.

Ndërsa shoferët këtë aks e konsiderojnë të tmerrshëm dhe të rrezikshëm.

Dëmtimet në këtë aks nuk janë vetëm në sensin Tiranë-Durrës por ka dhe anasjelltas në drejtimin Durrës-Tiranë.

Referuar statistikave të aksidenteve 80 % e tyre në këtë aks ndodhin për shkak të gjendjes së rrugës së amortizuar.

Prej disa kohësh në këtë aks punohet për të mbushur gropat të cilat sapo bie pak shi prishen sërish duke e bërë që riparimet të jenë të pavlefshme.

“Ky segment rrugor është burim aksidentesh. Shumë ngjarje të rënda kanë ndodhur këtu, shumë të rinj kanë humbur jetën. Kjo rrugë sjell aksidente, viktima. Goma e makinës bie në gropë dhe shkakton aksidente. Rruga e dëmtuar krijon fluksin e panevojshëm. Rrugës i anë bërë herë pas here arna, por ajo nuk shkon në stabilitet asnjëherë, ndaj dhe del sërish nga vendi. Kjo është një rrugë e rrezikshme, ndaj bën mirë mos të rrimë këtu se ndonjë mjet mund të na përplasë. Pas disa ditësh ato gropa do të jenë shumë të mëdha dhe skopjojnë gomat e makinave. Natën drejtuesi i mjetit përfshihet nga paniku, kur shikon gropa në rrugë, kjo sjell pasoja dhe viktima"

Gëzim Hoxha, ekspert rrugor

Një zgjidhje emergjente?
Duhet një investim i mirë, dhënia me koncesion do të ishte shumë mirë. Deri tani shteti bën sikur paguan, ne bëjmë sikur marrim shërbimin, rruga është jashtë standardit, lekët harxhohen. Nëse e merr privati, varet te ndershmëria me të cilën punon, rruga mund të rregullohet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 11/04/2018 08:13

    Eksperti mire qe gjykon sigurine rrugore, por mert persiper edhe te gjykoje a duhet dhene ne koncesion apo ta riparojne autoritetet. Ka deviju i cike nga fusha e ekspertizes

    Përgjigju
  • Loni: 10/04/2018 16:50

    Po se mar vesh kete ,do ndonje tra me pages apo cfar rruget riparohen dhe pjeseriserisht. Mos ndoshta i lene vet te degradohen qe te gjen justifikimin PPP dhe tra me pages ? Loja Rames luhet ne peh te holle kush e kupton.

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/04/2018 16:32

    Mbani mire rruget se varet jeta e qytetareve qe udhetojne per dite.Pa sistemuar keto ne fillim,s'ka perse te ndertohen te reja.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 10/04/2018 15:54

    O Tv REPORT pse se jepni komentin tim apo sju vjen mir ju jeni nje medje qe un e ndjek me kënaqsi. Po shof që kur ju ju preket interesi sreagoni fare .se un e dua Shqipen gjuh të pastër falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Agon: 10/04/2018 15:41

    Zotëria mund të jetë ekspert rrugësh dhe mund të na thotë shumë mirë se kjo rrugë është rrënuar. Në vërtetë kjo nuk do ndonjë njohuri të madhe. Përjetohet çdo ditë. Ajo që eksperti i rrugëve nuk duhet të bëjë, sepse shkon përtej njohurive të tija, është të hiqet si ekonomist i politikave shtetërore. Po sikur të shkojnë disa në gjyq për shpërdorim detyre, sepse nuk kanë plotësuar detyrimet e tyre kushtetuese, përse nuk e thotë njeri?! "Lëri gjërat të rrënohen dhe pastaj privatizoji"- është një nga strategjitë që përmend Naom Çomski. https://en.wikiquote.org/wiki/Noam_Chomsky https://www.youtube.com/watch?v=eII0vTW7rr4

    Përgjigju
  • kaloresi i urdherit leshtelikes: 10/04/2018 15:31

    si ka mundesi?jo,jo se do bllokojme autostraden pastaj.luli dhe muli na e mbeshtet...kauzen.do te dalim me parrullen"parti-lulzim,jemigati per shkaterrim deri ne flijim"do te kendojme ne korr gjithe shkaterruesit"o Sali,tu befsha ferre ,merr pushtetin dhe nje here.e riparoni rrugen dot pastaj.e duam rrugen ashtu sic eshte.rrofte aleanca pd lsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja