Sindikata: Tarifa në rrugën Tiranë-Durrës, pas funksionimit të linjës hekurudhore

Autostrada Tirane Durrës të bëhet më pagesë vetëm pasi të përfundojë linja e rregullt hekurudhore, pasi ndërtimi i saj me PPP është një koncension abuziv dhe Arben Ahmetaj do duhet të japë llogari përpara ligjit. Ky ka qenë propozimi i Kreut të Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili pohoi se ky aks nuk do ndërtohet nga kompania koncensionare, por vetëm do zgjerohet, ndaj ky koncesion sipas tij nuk duhet shitur per bamirësi.

Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës duhet të ndërpresin urgjentisht procedurën për ndërtimin me PPP të autostradës Tiranë-Durrës, pasi kemi të bëjmë me një tender abuziv që prek direkt ekonominë informale të dy metropoleve më të mëdha të vendit. Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari për këtë koncension pasi në radhë të parë nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të ri por me rikonstruksion, pasi kjo autostradë është ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit vite më parë. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në autostradë, për cdo kilometër benzinë që blejnë paguajnë 27 lekë që shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Ky koncension të mos na shitet si bamirësi, pasi qytetarët shqiptarë paguajnë aktualisht 180 milionë euro në vit taksë qarkullimi, që qeveria i mbledh tek cmimi i karburanteve.

Kol Nikollaj, Kreu i Sindikatave 

Duke u ndalur tek diskutimet e projektbuxhetit, Sindikata e cilëson absurd faktin se opozita ka bojkotuar punimet e komisionet, pasi kjo lë shteg për abuzim me taksat e shqiptarëve. Nikollaj, ndërkohë, i kërkoi Ahmetajt të diskutojë projektbuxhetin dhe me grupet e interesit, sakaq propozoi që pagat e mjekëve të shkojnë deri në 200 mijë lekë ndërsa të infermierëve deri në 150 mijë lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja