SHBA – F-35 është konsideruar të jetë avioni luftarak më i sofistikuar në botë.
Modeli i saj i ri kushton 80 milionë dollarë dhe do të jetë në shërbim të disa shteteve të NATO-s.

Përvec cmimit stratosferik që ka ky model, ajo që bie më shumë në sy është limiti se F-35 nuk mund të fluturojë në kohë të keqe me rrufe.
Fluturimi për këtë avion kaq qënë i ndalur për arsye se mund të shpërthente. Inxhinierët janë duke punuar për të modifikuar depozitën e karburantit, pika e dobët e këtij avioni, për të evituar rrezikun e shpërthimit nëse goditet nga rrufeja.

Gjatë testimeve të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, në avion janë identifikuar edhe probleme të tjera.
Një ndër tyre është dhe depozita e karburantit rezervë që do të thotë se F-35 nuk është në gjendje të ulet shpejt në lartësi të vogël.

Pra ky avion do të kalojë teste të tjera para se të hyjë në shërbim të shteteve të NATO-s.
(v.gj/shqiptarja.com)