Gjykata e krimeve të rënda rrëzon kërkesën e pilotit italian Giorgo Rifformato për të lënë qelinë e paraburgimit.

Në seancën e kësaj të enjte ku Rifformato po gjykohet për akuzën e trafikut të narkotikëve me avion nga Shqipëria drejt Italisë ai kërkoi lirinë me argumentin se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo është seanca e 13-të që zhvillohet në ngarkim të Rifromatos në gjykatë ndërsa pak ditë më parë u dënua 6 bashkëpunëtorët e tij shqiptarë me 47 vite burg.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)