FRANCE- Krijimi i avionit elektrik E-Fan nga gjikandi i aeronautikës Airbus dhe ngritja e tij në qiell, është arritja më e madhe në aviacion e viteve të fundit.
Avioni dy vendësh i krijuar për t’u përdorur në misione si provat e trajnimit të pilotëve, merr fuqi nga dy motorrë elektrikë më fuqi prej 60 kilometrash, me zero fuqi të humbura.
Me një shtrirje krahësh prej 9.5 metrash dhe me një gjatësi prej 6.7 metrash, ky është avioni i parë i prezantuar në shfaqjen e ajrit të Parisit në 2013-tën.

Fluturimi është monitoruar nga Ministrja Franceze e Mjedisit, Segolene Royal, e cila mirëpriti këtë risi të fluturimeve pa ndotje të mjedisit. Ajo tha në fjalën e saj se kjo është një mundësi shumë e mirë për sektorin e fluturimeve për të arritur transportin e “pastër” pa ndotje të ajrit dhe në mbrojtje të mjedisit.

Avioni është për më tepër shumë ekonomik dhe përllogaritet të ketë shpenzime që arrijnë në vetëm dy euro, krahasuar me vlerën e lëndës djegëse prej 36-40 euro që kushtonte më parë një fluturim i zakonshëm i avionëve të tillë.

Drejtori i prodhimit të këtyre avionëve shpjegon gjithashtu se kompania po mendon ta përmisojë zhvillimin  e tyre për ta bërë me katër vende dhe në të ardhmen akoma me më tepër, për të funksionuar si një linjë e vertetë ajrore në bashkëpunim me Boingët që dominojnë transportin ajror në botë.

Piloti që realizoi fluturimin u shpreh se avioni fluturon si një mjet i zakonshëm ndonëse energjia e tij prodhohet ndryshe nga të tjerët; diferenca qëndron vetëm në energjinë e pastër dhe në mbrojtjen e mjedisit nga ajri ndotës i avionëve të zakonshëm.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com/Suada.S)